“Ik, ik”, protestuesit hedhin molotov drejt bashkisë, rrezikohet jeta e efektivëve

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” së bashku me opozitën po zhvillojnë protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Njësoj si herët e tjera protesta është shoqëruar me tensione, pasi në drejtimm të bashkisë është hedhur molotov.

Në një moment molotovi rrezikon jetën e efektivëve të cilët përpiqën që të fikin zjarrin. ky është tubimi i nëntë, që bëhet kundër kryebashkiakut Erion Veliaj e për të cilin demokratët e “Rithemelimit” dhe Partia E Lirisë, kërkojnë largimin nga detyra.

Forca të shumta policie rrethuan godinën e bashkisë, ndërkohë që edhe sot protestuesit hodhën bomba molotov dhe sende të tjera. Opozita e akuzon Veliajn për përfshirje në korrupsion, pas arrestimit të disa prej drejtorëve më të rëndësishëm të bashkisë, në dosjen e njohur si “5 D”.
Nis protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, qytetari bëhet gati të sulmojë godinën me vezë

Ka nisur protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Kjo është protesta e nëntë në radhë, teksa opozita kërkon largimin e Erion Veliajt.
Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Bashkisë, për t’u paraprirë tensioneve të mundshme.
Një qytetar është duke bërë gati vezët, për t’i gjuatur në drejtim të Bashkisë.
Kujtojmë se protestat më herët kanë pasur përplasje mes protestuesve e efektivëve.


