SPAK: Voda përdori makinën e Ministrisë së Brendshme për të marrë peshkun në Durrës

Aktualitet

SPAK: Voda përdori makinën e Ministrisë së Brendshme

Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet që fundosën ish- zv.ministren e Ministrisë së Brendshme, Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda përdorte automjetin e Ministrisë së Brendshme, me targa MB276AA, për të përfunduar punët, që lidheshin me korrupsionin.

Mësohet se në marsin e një viti që kaloi, Voda së bashku me Florida Beun dhe Majlinda Hasanin, kanë hipur në automjetin e Ministrisë së Brendshme, dhe kanë shkuar në Portin e Durrësit për të marrë arkën me peshk që, sipas përgjimeve, rezulton se ia kishte dhënë Beu.

Thuhet se Voda ka marrë euro, telefon dhe peshk, në këmbim të një pune në ministri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion