Dy serbë helmojnë ujin në Deçan të Kosovës? Reagon Vuçiç
Lajmifundit
/
15 July 2021, 13:12
Kosovë&Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas dyshimeve ku thuhet se serbët që janë parë në Deçan mund të jenë ata që kanë helmuar ujin.
Vuçiç ka folur për këtë çështje të enjten dhe ka treguar se ka njohuri për lëvizjen e serbëve të kapur nga kamerat e sigurisë.
Ai madje tregoi edhe me çfarë veture kanë lëvizur dhe sa larg burimit të ujit ishin.
‘E kemi pamjet e lëvizjes së veturës me targa të Novi-Sadit, nuk ishte as 500 metra afër burimit të ujit. Po presim të shohim se çfarë do të thonë’, ka thënë Vuçiç gjatë një vizite në qytetin Borç, ku inauguroi një shtëpi shëndeti , përcjell b92.


