Akuzohet për kultivim kanabisi, shpallet në kërkim kreu i një njësie administrative në Lezhë
Lajmifundit
/
15 July 2021, 13:09
Aktualitet

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim kreun e njësisë administrative në Ungrejt të Lezhës, i akuzuar për kultivim kanabisi. Bëhet me dije se me kërkesë të prokurorisë së Lezhës, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike” dhe “shpërdorim detyre”.
Mësohet se arrest në burg” është vendosur edhe për Zef Brocin, i cili është vënë në pranga nga policia. Bëhet me dije se këta persona ishin nën hetim prej muajsh.


