SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, gazetari: Se ku kanë shkuar paratë, mund të përgjigjet vetëm Mërtiri

Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, gazetari: Se ku kanë shkuar

Gazetari Jul kasapi, i ftuar këtë mbrëmje në “Open”, ka folur lidhur me akuzat e SPAK ndaj Arben Ahmetajt. Ai thotë se ajo që është e habitshme është fakti që në këtë aferë janë të përfshirë 6 persona, të cilët merrnin paratë nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, për të përfunduar më pas në duart e ish-zëvendës kryeministrit Ahmetajt.


Sipas tij ‘koka’ në këtë histori është Mirel Mërtiri, i cili ndodhet në arrati.

“Vetëm Ahmetaj pati thënë që nuk mund të firmosja kaq shumë vendime për një ditë, por mendoj se këto para kanë rrjedhur nga buxheti i shtetit e më pas kanë shkuar tek Mërtiri dhe Zoto. Se ku janë paratë dhe se ku shkonin, do duhet të arrestohet Mirel Mërtiri, por hetimet këtu janë prishur sepse të dy ata, Zoto e Mërtiri janë në arrati. Se ku kanë shkuar shumica e parave personi kyç është Mërtiraj”, tha ai.

ME TE LEXUARAT