Sherri për guroren vazhdon, kërcënohet në Facebook Lulzim Maja, policia nis hetimet

Aktualitet

Sherri për guroren vazhdon, kërcënohet në Facebook Lulzim

Një nga anëtarët e fisit Maja, 43 vjeçari Lulzim Maja, ka denoncuar në policinë e Tiranës se në llogarinë e tij në Facebook, një shtetas i panjohur e ka kanosur me mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

Kujtojmë se ditë më parë ndaj kushërinjve Bilbir dhe Jashar Maja, disa anëtarë të fisit Rraja ushtruan dhunë barbare ndaj tyre, pas ankesave të tyre për guroren në Borizanë. Pas videos të shpërndarë në rrjete sociale dhe media, ku të afërm të tij dhe dy vëllezërit e djali i tij shfaqej duke dhunuar me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë, deputeti Rrahman Rraja dha dorëheqjen ndërsa Rama largoi nga posti i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin dhe ngarkoi në vend të tij, Taulant Ballën. 


“Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.

Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", për veprime të mëtejshme procedurale.”, shkruan policia.

ME TE LEXUARAT