SPAK kërkon 2.6 vite burg, GJKKO vendos sot për Belerin. Greqia sulmon Irena Gjokën

Aktualitet

SPAK kërkon 2.6 vite burg, GJKKO vendos sot për Belerin. Greqia sulmon

Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbahet këtë të martë seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, që akuzohet për blerje votash. Seanca pritet të nisë në orën 13:00.

Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, është vënë vazhdimisht në qendër të sulmeve nga ish-kryeministrin Sali Berisha, së fundi edhe nga mediat greke, teksa Greqia e quan të paligjshëm moslejimin e Belerit për t’u betuar.

Disa portale kanë shkruar se gjyqtarja Gjoka ka qenë dikur në Greqi me letra të parregullta. Një portal madje e ka cilësuar Gjokën, si vegël të qeverisë shqiptare! Ky është rasti se si një vend anëtar i BE-së i bën presion drejtësisë shqiptare. Presion që ka ardhur edhe përmes kërcënimeve për çështjen e Integrimit, ku Greqia ka vendosur veton ndaj Shqipërisë.

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion