Një ditë pasi inaguroi bazën e NATO-s, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përfundon në SPAK

Aktualitet

Një ditë pasi inaguroi bazën e NATO-s, Ministri i Mbrojtjes Niko

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është paraqitur në SPAK këtë mëngjes, vetem nje dite pasi mbajti fjalim ne inagurimin e bazes taktike te NATO-s ne Kucove.

Mesohet se ai eshte kerkuar nga prokuroret per tu marre ne pyetje ne lidhje me nje ceshtje ne hetim.

Disa tendera dhe procedura me pronat e ushtrise, po hetohen nga prokuroria e Posacme prej me teper se nje viti.

Per keto hetime me heret jane pyetur gjenerale dhe ish ushtarake dhe dy here eshte kerkuar edhe deshmia e ish ministres se Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Peleshi më herët është përballur me institucionet e drejtësisë, lidhur me skandalin e ‘Silicon Mix’, në kohën kur Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.

Partia e Lirisë më herët në SPAK ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, dhe e akuzuar atë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Me Peleshin, në Prokurorinë Speciale janë kallëzuar dhe disa persona të tjerë që mbajnë funksione publike në Korçë. 

Kallëzimi është depozituar në SPAK nga Endrit Braimllari. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion