I dënuar me 4 vite burg në Shqipëri, arrestohet 34-vjecari në Itali

Aktualitet

I dënuar me 4 vite burg në Shqipëri, arrestohet 34-vjecari

Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Interpol Tirana, ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është gjetur në një banesë në Trastevere dhe duhet të vuajë dënimin me 4 vite burg në vendlindje.

Ditët e fundit, ndaj tij kishte mbërritur nga Shqipëria dosja për dënimin me 4 vjet burg për veprën e falsifikimit të dokumenteve. Pas kësaj, Gjykata e Apelit Leçe ka dhënë masën e sigurimit në burg, duke deleguar për ekzekutim agjentët e Policisë së Shtetit.

Kërkimet fillestare nuk dhanë rezultat, por, pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet nga hetuesit e rrethit XI San Paolo në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere.

Pas akteve formale, burri u dërgua në burgun Regina Coeli në dispozicion të organeve të drejtësisë. Po hetohet nga hetuesit pozicioni i personit që priti të kërkuarin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion