SPAK drejt bashkimit të dosjeve të kryebashkiakut të PS-së, Edison Memolla në hetim për fshehje të pasurisë

Aktualitet

SPAK drejt bashkimit të dosjeve të kryebashkiakut të PS-së,

Prokuroria e Posaçme duket se po shkon drejt një bashkimi dosjesh ku personazh kryesor i hetimit është kryetari i bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla.

Sipas burimeve të “Ora News” menaxhimi i fondeve të rindërtimit dhe hetimi pasuror do të bashkohet në 1 të vetëm ku prokuror i të dyja çështjeve është Elvin Gokaj.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur mos kompetencë për aferën me rindërtimin në Rrogozhinë, dhe tashmë çështja do të hetohet nga SPAK, ku pritet të bëhen verifikime edhe mbi rolin e zyrtarëve të lartë.

5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë u arrestuan për një dëm prej 3.5 milionë euro ndërsa në hetim janë edhe 78 të persona të tjerë.

Bëhet fjalë për punonjësit Besim Ballabani, punonjës i bashkisë, Xhemile Uku, përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit, Edlira Ramaj, specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Mario Meka dhe Elton Levonja, të dy ish-punonjës të bashkisë.

Ndërkohë hetimi pasuror ka nisur prej kohësh nga SPAK ku i është drejtuar autoriteteve italiane me disa letërporosi sa i takon transaksionet financiare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion