“3 mijë euro për gjimnazin”, shiste diploma të shkollës së mesme, dënohet me burg mësuesi

Aktualitet

“3 mijë euro për gjimnazin”, shiste diploma të

Adrian Cani është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg pasi është shpallur fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksion publike”, pas denoncimit të “Fiks Fare”.

Sipas njoftimit të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Cani u dënua fillimisht me 2 vite e 3 muaj burg, por përfitoi ulje dënimi, ku si përfundim do të shlyejë 1 vit e 6 muaj burg.

Dikur Cani ishte ish-drejtor gjimnazi në qytetin e Peqinit, dhe më pasi u emërua si mësues në shkollën 9 vjeçare. Adrian Cani njëkohësisht është pedagog i jashtëm në një universitet privat në kryeqytet, por edhe nënkryetar i Partisë Demokratike në Peqin.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes që i përket procedimit penal nr. 74 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Adrian Cani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 63, datë 25.10.2024 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Mustafa Cani, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vite e 3 (tre) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Adrian Mustafa Cani, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë për të pandehurin Adrian Mustafa Cani, për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe mos të kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Në aplikim të nenit 190 të Kodit të Proçedurës Penale, provat materiale, konkretisht një DVD-R, me kapacitet 7.2 GB, emërtuar “Spak” “Fiks Fare”, e datës 20.04.2023, një CD e përcjellë me shkresën nr. 7161 prot, datë 11.07.2023, e kompanisë telefonike Vodafonë të mbeten pjesë e fashikullit.
Shpenzimet gjyqësore dhe ato të hetimeve paraprake i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion