Sot i arrestuan nipin për drogë, kush është Pajtim Serjani, mik me Shullazin, në 2015 i shpëtoi atentatit

Dy të rinj u arrestuan pas një operacioni antidrogë ku u kap 1 kg kokainë. Në pranga ra edhe Klajdi Serjani, nipi i Pajtim Serjani.
Ky i fundit është një emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014.
Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.
Serjani lëvizte në Tiranë me makina të blinduara ndërkohë që njihet si miku i Emiljano Shullazit. Në shtator 2017 policia i sekuestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.


