Sot do të mbushte 3 vjeç, tragjedi në Palermo, djali i vogël bie në pishinën e shtëpisë dhe mbytet

Aktualitet

Sot do të mbushte 3 vjeç, tragjedi në Palermo, djali i

Një fëmijë tre vjeç ka humbur tragjikisht jetën në Palermo, Itali, vetëm një ditë para se të festonte ditëlindjen. Mediat vendase raportojnë se vogëlushi i kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe kishte dalë në oborr, aty ku ndodhej dhe pishina.

Fëmija ka rënë në pishinën e shtëpisë të mbushur me ujë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Të dy prindërit e vogëlushit ndodheshin në mjediset e brendshme të shtëpisë, në fshatin bregdetar të Sferracavallo.

Teksa koha kalonte, ata kanë dalë në oborr të shqetësuar për djalin 3 vjeçar dhe aty kanë parë se ai ndodhej në pishinë. Prindërit kanë telefonuar urgjencën shëndetësore dhe policinë, por fatkeqësisht i mituri kishte ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe sot më 3 Korrik, djali do të bënte tre vjeç.

"Ejani menjëherë, djali im nuk po merr frymë , ndoshta është mbytur", ka thënë babai i vogëlushit në sallën e thirrjeve për ndihmë, raporton La Repubblica. “Ndërsa ambulancat ishin në rrugë, operatori ynë i shpjegoi babait se si të masazhonte fëmijën dhe i dha të gjitha udhëzimet për manovrat e risjelljes në jetë", shpjeguan për gazetën operatorët e Seus 118 në Palermo.

Hetimet e nisura nga oficerët e komisariatit të San Lorenzos, janë në vazhdim. Familja është e njohur në zonën ku ndodhet vila e familjes dhe një grup miqsh dhe të njohurish u mblodhën me shpejtësi para shtëpisë, të tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

ME TE LEXUARAT