Skeda/ U arrestua në Greqi, kush është Ralf Faruku, “truri” i një vjedhje prej 600 mijë eurosh

Aktualitet

Skeda/ U arrestua në Greqi, kush është Ralf Faruku,

Ralf Faruku, shqiptari që ishte shpallur në kërkim, u arrestua në aeroportin e Athinës, ditën e djeshme për vrasjen Aleks Maksim Rapo dhe plagosjen e Maria Shkëlqim Lamja.

Ngjarja ndodhi në kilometrin e 50 të aksit që lidh aerodromin me qendrën e Athinës.

Viktimat ndodheshin në automjetin e markës Smart me targë IMT 2460 në kohën që një sasi eksplozivi shpërtheu duke e lënë të vdekur në vend Rapon dhe plagosi rëndë Maria Lamjan.

Ai u arrestua nga policia ne 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pak ditë me leje nga burgu. Në momentin e kapjes, policia zbuloi se ndaj Ferukut rëndonte një urdhër arresti si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Roland Shembitrasit dhe Gjergji Kapajt në “Joy Bar” në Glifadha në 8 tetor 2017. Pas arrestimit,  Feruku u mbajt ne burg deri në 12 prill 2021, kur u lirua me urdhër të prokurorit pa asnjë masë sigurimi dhe u deportua në Shqipëri.

Feruku për herë të parë ka rënë në pranga në vitin 1997 për vrasjen e një greku në Pire, por u dënua vetëm 5 vjet burg pasi vrasja u cilësua ne kushtet e vetëmbrojtjes. Gjatë qëndrimit në burgun e Kretes, në 1999 u dyshua bashkë me disa bashkëvuajtës të tjerë për vrasjen e një të burgosuri tjetër, por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dyshohet se në 2019 ka marrë pjesë në një shkëmbim zjarri jashtë një mini kazinoje në zonën e Patisias. Për këtë ngjarje akuzohen edhe disa policë, të cilët u përplasën me armë me civilë për çështje të paligjshme. Mësohet se ai ka mohuar vrasjen e Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapaj duke u shprehur se ishte mik i Rolandit dhe klient i lokalit “Joy Bar”. Ai u shpreh se vrasjen e kanë kryer të tjerë persona që nuk ishin të maskuar dhe se mes tyre dhe viktimës kishte një zënkë para vrasjes.

Ralf Feruku dyshohet të jetë një ndër organizatorët e një grabitjeje me vlerë 600 mijë euro në vitin 2015.

Konkretisht në 22 tetor 2015, pronari 43-vjeçar i një argjendarie ngriti një kurth në bashkëpunim me një 29-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte një grup kriminal bashkë me “Taqin”. Pronari la në dyqan si shitës, një punonjësen e tij dhe një shqiptar 30-vjeç.

Dy austriakë, një bullgar dhe një italian, duke punuar për një kompani zviceriane, kishin lënë takim në këtë argjendari për të blerë 19 kg flori për 600 mijë euro. Pronari 43-vjeçar, duke përdorur një shqiptar që dinte gjuhen shqipe, komunikonte në Viber me 30-vjeçarin shqiptar që të vononte blerësit dhe të ndihmonte grabitësit.

Dy austriaket u përballën me dy grabitës të armatosur që u morën valixhen e zeze me 600 mijë euro. Ata ikën pa marrë gjë tjetër dhe ulën grilat e argjendarisë duke mbyllur brenda viktimat si dhe shqiptarin 30-vjeçar.

Policia u njoftua nga Austria për grabitjen, pasi viktimat kishin komunikuar me familjarët. Policia zbuloi ngjarjen duke e zbardhur dhe rolin e “Taqit” në të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion