Skandali me dietat e FRONTEX, gjykata vendos pezullimin për 17 punonjës policie

Përfituan mbi 500.000 euro me fatura fiktive në kuadër të operacionit FRONTEX, Prokuroria Korçë kërkon masa sigurie për 19 punonjës policie dhe dy përfaqësues tregtarë.
Ndaj efektivëve të policisë rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe ” Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndaj këtyre personave po hetohet në të njëtën kohë se si për një periudhë kohe kanë përfituar shuma të mëdha përmes dietave.
Bëhet e ditur se AMP dhe prokuroria prej një viti kanë nisur hetimet, edhe me metoda proaktive nga të cilat është zbuluar se këta punonjës policie falsifikonin fatura fiktive dietash me qëllim përfitimin e shumave të konsiderueshme monetare.
Mësohet se një dietë shërbimi ditore në FRONTEX është 50 euro. Punonjësit e policisë së Korçës kanë lëshuar fatura fiktive. Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë faturonin 20 ditë dieta pa qenë në shërbim. Në këtë mënyrë ata merrnin pagesa nga 1000 deri në 2000 euro në muaj
Nga hetimet e deritashme rezulton se bëhet fjalë për një abuzim që arrin deri në vlerën e 400 mijë eurove.
Efektivët e pezulluar janë:
1.Behar Tafa
2.Arben Joco
3.Andon Marko
4.Shpëtim Ahmetaj
5.Eranda Murataj
6.Inspektor Edi Spaho
7.Inspektor Sandril Hyska
8.Inspektor Andi Ibro
9.Inspektor Endri Duro
10.Inspektor Markeljan Murati
11.Inspektor Adi Bregu
12.Inspektor Denjon Myteberi
13.Inspektor Edison Mielli
14.Inspektor Gerdi Haxhija
15.Inspektor Ledion Xhafi
16.Inspektor Veladin Azisllari
17.Inspektor Fisnik Mahmutllari
18.Inspektor Denis Agolli
19.Inspektor Ana Ismaili (Debrova)


