E përndoqi, dhu'noi dhe kërc'ënoi ish-të dashurën, pranga 33-vjeçarit në Tiranë, iu vu pas edhe punëdhënësit të saj

Aktualitet

E përndoqi, dhu'noi dhe kërc'ënoi ish-të
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për përndjekje, dhunim dhe kanosje.

Sipas policisë, 33-vjeçari ka përndjekur për rreth dy muaj ish të dashurën e tij. Ai gjithashtu dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, e ka dhunuar dhe e ka kanosur, ngjarje që është shënuar më datë 17 shtator.

Po ashtu, i riu ditën e djeshme ka kërcënuar edhe punëdhënësin e ish partneres me qëllim që ta hiqte atë nga puna.

“Arrestohet një 33-vjeçar, pasi dyshohet se, për rreth 2 muaj, ka përndjekur ish-të dashurën, të cilën, më datë 17.09.2026, dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, ku e ka dhunuar dhe kanosur. Dje, dyshohet se 33-vjeçari ka kanosur punëdhënësin e kësaj shtetaseje, për ta hequr atë nga puna”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion