Situata kritike, banorët kërkojnë ndihmë! Zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt fshatit dhe rrezikon banesat

Aktualitet

Situata kritike, banorët kërkojnë ndihmë! Zjarri në

Banorët e zonës, të alarmuar nga përmasat që ka marrë zjarri, po kërkojnë ndihmë urgjente ndërsa flakët, pasi kanë kaluar rrugën nacionale Fier-Levan, po avancojnë me shpejtësi drejt fshatit Peshtan i Vogël.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili tashmë rrezikon edhe banesat e fshatit.

Situata mbetet tepër kritike, ndërsa banorët presin ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur avancimin e flakëve.

“Nga t’ia mbaj? Në shtëpi me vete zjarri, këtej i kam njerëzit e mi, por janë larg. Jemi dhe të sëmurë. Djalin e kam të sëmurë, të paralizuar.

Shyqyr na ndodhën këta djemtë na nxorën. Shtëpia është shumë e rrezikuar“, shprehet një e moshuar, shtëpia e së cilës është e rrezikuar nga flakët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion