“Ulu në gjunjë” / Dhunoi Eduard Kuçin në Tiranë, Prokuroria e Kosovës lëshon urdhërarrest për Jozefin Markun

Showbiz

“Ulu në gjunjë” / Dhunoi Eduard Kuçin në

Autoritetet e Kosovës kanë përfshirë Jozefin Markun, ish-banorin e Big Brother Vip Albania, në listën e personave që duhet të ndalohen në kufi, pas incidentit të dhunshëm me shtetasin kosovar Edi Kuçi, ish-konkurrent i Përputhen. Vendimi vjen pas hapjes së një rasti penal lidhur me përleshjen fizike, pamjet e plota të së cilës janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Sipas tij, prokurori ka hapur, me vetiniciativë, një rast penal ndaj Jozefin Markut, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që dyshohet se i është shkaktuar shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K., iniciale që i referohen Edi Kuçit.

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, ka deklaruar Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, përfshirjen e të dyshuarit në listën kufitare për kontroll të veçantë, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen në stop-listë të të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij”, ka deklaruar Nikçi.

Sipas Prokurorisë, veprimet janë ndërmarrë në bazë të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili, sipas autoriteteve, zbatohet edhe ndaj shtetasve të huaj për vepra penale të kryera jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.

Si ndodhi përleshja?

Rasti lidhet me incidentin e dhunshëm mes Jozefin Markut dhe Edi Kuçit në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet e plota të ngjarjes, të siguruara nga Top Channel, tregojnë momentet para dhe gjatë përleshjes fizike. Në video shihet Edi Kuçi duke u ndaluar në rrugë përmes një tabele të improvizuar policore me mbishkrimin “Stop”. Më pas, ai përballet me Jozefin Markun, i cili e godet fizikisht.

Gjatë incidentit dëgjohet Marku duke e pyetur Kuçin: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjestin, shaje Gjestin”, ndërsa vijon ta godasë. Në pamje, Kuçi shihet i gjakosur dhe i kërkon të ndalojë. Në fund të përleshjes, Marku i kërkon Kuçit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje. Publikimi i videos së plotë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rikthyer vëmendjen te incidenti. Me hapjen e rastit penal dhe përfshirjen e tij në listën kufitare për kontroll, autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë hapat e parë ligjorë lidhur me çështjen. Rasti pritet të vijojë të trajtohet nga organet kompetente.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion