Si është situata e zjarreve në vend/ Mbrojtja Civile: Disa vatra janë ende aktive

Aktualitet

Si është situata e zjarreve në vend/ Mbrojtja Civile: Disa vatra
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se si po vijon situata e zjarreve në vend.

30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Është shuar edhe vatra e zjarrit ne fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë për të cilën u angazhuan prej ditesh forcat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Por vijojnë të jenë aktive këtë të hënë zjarret në:

Vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë ku këtë të hënë situata paraqitet e përmirësuar.

Zjarri në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, ditën e sotme vijon me intensitet të ulët, janë angazhuar për shuarjen e tij shërbimi zjarrfikës dhe struktura vullnetare.

Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku ditën e dielë është arritur vënia nën kontroll e tij, por si pasojë e erës së fortë është përkeqësuar sërish.

Po vijojnë operacionin ditën e sotme strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Po punohet edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe pjesërisht në bashkinë Has, ku janë angazhuar ditën e sotme strukturat vendore të dy bashkive të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Aktive janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili të dielën mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. Vijon edhe këtu operacioni i strukturave vendore, mbështetur nga efektivët e FA.

Në vatrën e zjarrit në fshatin Zavalinë, në Elbasan të dielën u bë e mundur shmangia e rrezikut të kalimit të zjarrit në kurorën e pishave edhe me angazhimin e FA. Po ashtu po punohet edhe në një tjetër vatër në bashkinë Maliq, fshati Lozhan-Bode.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion