U arrestua nga SPAK, kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka rezulton përdorues i aplikacioneve SKY ECC

Aktualitet

U arrestua nga SPAK, kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka rezulton

Aurel Zarka, kryeprokurori i Vlorës, i arrestuar me urdhër të SPAK, rezulton përdorures i aplikacioneve SKY ECC. Gazetari, Ermal Vija raporton se hetimet nga SPAK, kanë nisur nga zbërthimi i këtyre kodeve. Dyshohet se Zerka ka pasur bisedime për favorizime.

“Ajo që kemi mësuar në minutat e fundit, hetimi ka nisur në bazë të aplikacioneve SKY ECC, nga zbërthimi i këtyre kodeve, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës rezulton si përdorues i të pakten 4 kodeve të këtyre aplikacioneve, ku ka dyshime nga ana e prokiurorusë, që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve.

Hetimet janë në vijim e sipër, po zhvillohen operacione edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Të paktën 4 kode janë zbuluar nga SPAK, se ishin në përdorim të prokurorit të Vlorës”, raportoi ndër të tjera gazetari, Ermal Vija.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion