Burri plagosi me thikë ish-gruan në Elbasan, zbardhet dëshmia: Donte të më merrte pronat

Aktualitet

Burri plagosi me thikë ish-gruan në Elbasan, zbardhet dëshmia:

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e një ditë me parë ku burri plagosi me thikë ish-bashkëshorten e tij në Elbasan.

Çifti ishte ndarë prej katër vitesh dhe kishin dy fëmijë të rritur. Gruaja jetonte me vajzën në Itali, ndërsa djali jetonte në Sarandë.

Ish bashkëshortja e tij ishte kthyer para disa ditësh nga Italia. Gjatë marrjes ne pyetje 53-vjeçari ka thënë se ish-bashkëshortja i kishte marrë të gjitha pronat dhe kjo ishte arsye e debatit.

Edhe pse familjarët gjykojnë se 53-vjeçari ishte ende i dashuruar me gruan e tij dhe kërkonte kthimin e saj.

Si ndodhi ngjarja

48-vjeçari u plagos nga ish-burri i saj, 53-vjeçari Arianit Berati, tashmë i arrestuar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit.

48-vjeçarja është në spital me tre plagë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Autori e kishte pritur ish-bashkëshorten e tij tek dera, ku më pas e ka qëlluar me thikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion