Shtrohet me urgjencë në QSUT doktor Pëllumb Pipero, ka pësuar një goditje...

Aktualitet

Shtrohet me urgjencë në QSUT doktor Pëllumb Pipero, ka

Sot në urgjencën e Tiranës ka shkuar për të marrë shërbim mjekësor të menjëhershëm doktor Pëllumb Pipero.

Dritare TV bën me dije se Urgjenca dukej se vinte si pasojë e një goditje AVC (Aksident Vaskular Celebral), të identifikuar nga mjekët.

Në urgjencën e Tiranës janë parë lëvizje të shumta të kolegëve të tij mjekë për t'i dhënë ndihmën e parë.Doktori po vijon kurimin në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”.

Mjeku Pipero ishte një nga doktorët që ju qëndroi shqiptarëve pranë gjatë gjithë periudhës së Kovidit.

Doktor Pëllumb Pipero u kthye në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë patën kundër Kovid-19.

Mundet që lodhja, stresi dhe mbingarkesa e asaj periudhe të ketë bërë të vetën duke ndikuar në shëndetin e doktor Piperos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion