“Është rus, jeton në Serbi”/ Karamuço tregon kush ishte autori që kërcënoi me bomba shkollat në Tiranë

Aktualitet

“Është rus, jeton në Serbi”/ Karamuço tregon

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në Top Story përmendi rastin e pak ditëve më parë, ku një alarm i rremë ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, pasi disa shkolla të vendit u kërcënuan se do të sulmoheshin me bombë, ku sipas tij është zbuluar se kush e ka bërë.

Karamuço ka deklaruar se nga hetimet e policisë, antiterrorist dhe SHISH, ka rezultuar që e-mail kërcënues u dërgua nga një shtetas rus, që jeton në Serbi. Ai shtoi ase dosja po hetohet nga SPAK, teka emri i autorit nuk është bërë publik.

“E mbani mend për mesazhin në shkolla, kanë bërë veprime Policia e Shtetit, antiterrori dhe SHISH dhe ka rezultuar se personi që e ka bërë është rus që ndodhet në Serbi. Këtë veprim e ka bërë edhe me Malin e Zi dhe Kosovën. Dosja i është referuar SPAK për ta ndjekur për akte terroriste, ka qenë alarm nga dikush. Është i identifikuar, por mbahet sekret emri dhe mbiemri”, tha profesori.

Më 17 maj, një e-mail anonim kërcënues iu dërgua shkollave të kryeqytetit dhe policisë, ku thuhej se në godina kishte bomba, por që fatmirësisht, rezultoi alarm fals.

“Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona. Do të vijë dita kur imzhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure. Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla. Ne do të presim qafën e tyre. Armiqtë e Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona”, thuhej në e-mail.

 

 

ME TE LEXUARAT