Shpërthimi në makinë në Gramsh, dalin fotot e dy vëllezërve

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Gramsh, ku një automjet shpërtheu në lagjen “Xhile Liçi”.
Mjeti tip “Ford Fokus”, në pronësi të shtetasit Algert Mine ka shpërthyer në ecje. Së bashku me të në automjet ndodhej dhe i vëllai, Erald Mine.
Të dy vellezerit, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Dy vëllezërit pak kohë më parë janë kthyer në vendin e tyre dhe kanë hapur biznese, njëri një lokal dhe tjetri një mobilieri.
Të dy ata nuk njihen për persona problematikë, dhe asnjë precedent penal nuk figuron për emrat e tyre.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet dhe se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim, do të ketë një njoftim të plotë.


