Arrestohet autori i plagosjes në plazhin e Tales, qëlloi të riun se "i ngacmoi të dashurën"

Aktualitet

 

Arrestohet autori i plagosjes në plazhin e Tales, qëlloi të riun

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri në plazhin Tale të Lezhës, rreth orës 13:30 larg zonës së pushuesve. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy personave në një lokal në Tale.

I  plagosuri Alfred Marku, 27 vjeç, banues në Zejmen të Lezhës, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

'Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve (motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.', njofton policia.

Autori Ermir Lucaj, 30 vjeç është larguar menjëherë pas plagosjes me një automjet në drejtim të autostradës, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij.

Sipas të dhënave paraprake, autori ishte në plazh i shoqëruar nga një vajzë. Dyshimet janë se plagosja ka ndodhur për shkak të ngacmimit së vajzës dhe më pas autori ka plagosur Markun dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë gjatë orëve të pasdites policia bër të mundur arrestimin e autorit 30 vjeçar të plagosjes.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.", thotë policia.

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri ditën e sotme në plazhin Tale të Lezhës.

U vu në pranga 30 vjeçari Ermir Lucaj, i cili plagosi Alfred Markun 27 vjeç, për motive xhelozie, pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

30 vjeçari pasi  kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.", njofton policia.

ME TE LEXUARAT