Emrat/ Shpërthen automjeti, plagosen rëndë dy vëllezërit biznesmenë, nisen drejt Traumës

Aktualitet
Emrat/ Shpërthen automjeti, plagosen rëndë dy

Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen lagjen “Xhile Liç” të Gramshit, ndërsa dy persona që ndodheshin në mjet, vëllezër, kanë mbetur të plagosur.

Vëllezërit e identifikuar si Algert dhe Erald Mine, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Nga informacionet e grumbulluara, rezulton se vëllezërit merreshin me biznes, ku njëri zotëronte një lokal dhe tjetri një mobilieri.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Nga hetimet paraprake dyshohet për tritol, por mbetet ende një pistë hetimi./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion