Shpërthimi i bombolës së gazit vrau 50-vjeçarin, reagon policia: Dyshohet për lëndë plasëse

Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit vrau 50-vjeçarin, reagon

Policia jep detajet e para nga ngjarja e rëndë në Selenicë, ku një 50-vjeçar mbeti i vrarë nga shpërthimi i një bombole gazi. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shtëpisë dhe forcat xheniere po sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Selenicë, Vlorë/Informacion shtesë

 Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, një shtetas njoftoi sallën operative të DVP Vlorë, se në banesën e fqinjit të tij, shtetasit D. G., kishte shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë e shpërthimit, shtetasi D. G. humbi jetën, gjatë rrugës për në spital, ju informojmë se:

 Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se vendi i kësaj ngjarjeje nuk është brenda banesës së shtetasit D. G., por në territorin e jashtëm të banesës së këtij shtetasi.

Grupi hetimor dhe ekspertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. Në vijim do të informoheni për më shumë detaje mbi këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion