Përsëritet historia, një tjetër shofer i çmendur aksidentohet tek diga në Liqenin e Tiranës

Një tjetër aksident i papritur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Liqenin Artificial të Tiranës.
Nga pamjet e shpërndara në rrjet mjeti tip “Benz ML” është aksidentuar në hyrje të liqenit, pranë një palestre teksa rrethanat ende nuk janë bërë të ditura.
Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur pak pas mesnate, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.
Nga ana tjetër nuk bëhet e ditur se kush ka qenë shoferi i mjetit dhe nëse ka marrë apo jo lëndime.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, pranë digës së Liqenit Artificial një tjetër makinë luksoze ka përfunduar në të.
Skena, e denjë për filma aksion, u bë mediatike duke çuar kështu në pranga autorët që për shkak të shpejtësisë së madhe makina iu kishte dalë jashtë kontrollit.
Nuk dihet nëse aksidentet me makina luksoze pranë Liqenit Artificial po kthehen në trend dhe aventurierët po garojnë se cili bën “aksidentin më të bukur”, por është e sigurt se ajo është një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet dhe duhet të tregohet një kujdes i shtuar.
View this post on Instagram


