Shpërthimi i bombolave në Velipojë, flet i afërmi i familjes: Pashë tym, i gjeta të gjithë në pishinë

Nëna dhe tre fëmijët e saj ndodhen në gjendje shëndetësore, për shkak të djegieve që kanë marrë në trup, nga shpërthimi i bombolave të gazit që ndodheshin në magazinën e hotelit të tyre.
Një i afërm i familjes Gjoka thekson se gjendja e tyre është e rëndë dhe ngjarja ka ndodhur në momentin që është ndezur një bombol e vogël për të bërë kafe.
Ndër të tjera ai thekson se nëna dhe fëmijët e saj kanë shkuar një natë më parë në hotel për ta pastruar dhe bërë gati për sezonin turistik, ndërsa kryefamiljari ndodhet në Itali.
““Unë pata dal poshtë se pata me ble bukë. Tu ardh, tu ardh, shoh tymin, kur vi lart i gjej të gjithë në pishinë.
Tash më tregoi gruaja se paska kallëzu gruaja, u çua natën si përditë, ka marr me pjekë një kafe në bombulën e gazit dhe sa ka ndez bombulën e vogël të gazit ka ndodh shpërthimi. Këto bomblat e gazit mos kanë pas ndonjë rrjedhje. Gazi e ka bërë këtë punë.”, është shprehur ai.
Ndërkohë nga shpërthimi i bombolave ndodhen në gjendje të rëndë anëtarët e familjes Gjoka, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç, Enrik 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, në momentin që është ndezur një bombol e vogël për të bërë kafen.


