Eksplozivi në biznesin e avokatit Ilia Thanasi në Sarandë, si i doli "huq" plani autorëve

Aktualitet

Eksplozivi në biznesin e avokatit Ilia Thanasi në Sarandë, si i

Fotoja e siguruar tregon lëndën plasëse që u vu gjatë natës në derën e një biznesi në Sarandë.

Siç duket nga fotoja, ndonëse lëndës plasëse i është vënë zjarri me qëllim për të shpërthyer, fatmirësisht fitili duket se nuk ka ndezur.

Policia njofton se sasia e lëndës plasëse është vënë në derën e jashtme të një dyqani.

Biznesi në fjalë mësohet se është në pronësi të avokatit Ilia Thanasi. Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me profesionin e këtij të fundit.

Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për rënien në gjurmët e autorit/ve.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion