Shpërthen në flakë makina gjatë lëvizjes në aksin Korçë-Ersekë

Aktualitet

Shpërthen në flakë makina gjatë lëvizjes në aksin

Merr zjarr një mjet në rrugën Korçë-Ersekë, sapo kalon Qafën e Qarrit.

Sipas informacioneve, ngjarja është aksidentale, shkak i një defekti të mjetit.

Në mjetin e përfshirë nga flakët kanë duke udhëtuar një burrë se bashku me djalin e tij dhe një të afërm kur mjeti në majë të Qafës së Qarrit është përfshirë nga flakët.

Në momentin që mjeti ka shpërthyer në flakë drejtuesi i mjetit se bashku me mikun e tij dhe djalin kanë arritur të dalin në kohën e duhur nga mjeti i cili brenda pak minutash është djegur i gjithi.

Nga flakët e automjetit është djegur një sipërfaqe e pyllit buzë rrugës aq sa është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për të izoluar flakët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion