Shpërthen bombula e gazit në Krujë, përfundon në spitalin e Traumës e zonja e shtëpisë

Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Krujë, përfundon në

Policia e Durrësit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se një ditë më parë, një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Krujë, në fshatin Tapizë, ku fatmirësisht nuk ka viktima.

Sipas bluve, është lënduar e zonja e shtëpisë, e cila është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 08.05.2021, rreth orës 09:20, në Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit M.S., ka shpërthyer, aksidentalisht   bombula e gazit, të cilën e përdornin për gatim.

Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B.,  e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion