Shpërthen bombola e gazit në Maliq, digjet kati i parë i banesës

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, digjet kati i parë i

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Vlocisht, pjesë e Bashkisë së Maliqit, duke shkaktuar zjarr të madh dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë katin e parë të godinës, duke e djegur thuajse tërësisht.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shmangia e përhapjes së zjarrit në pjesën tjetër të banesës, duke shpëtuar katin e dytë dhe duke izoluar rrezikun.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi apo zjarri. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion