Shpërthen automjeti në Lushnje, zjarri përhapet në godinën e magazinës me materiale ndërtimi!

Një automjet i parkuar ka shpërthyer në flakë në Lushnje. Dyshohet se shakak për incidentin është bërë një defekt teknik ndërsa flakët janë përhapur dhe në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi.
Ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrfikës e ka vënë nën kontroll zjarrin dhe nuk e ka lejuar të avancojë. Sipas të dhënave nga drejtuesit e repartit të zjarrfikësve, defekti teknik në mjet ka shkaktuar zjarr, i cili nëse nuk do të ishte vënë nën kontroll mund të shkaktonte tragjedi pasi ndodhet në zonë industriale dhe ka shumë magazina si të materialeve të ndërtimit ashtu edhe mobilieri e të tjera.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia që po dokumenton ngjarjen.


