Shpërndanin kanabis me doza, arrestohen 3 persona në Vlorë

Aktualitet

Shpërndanin kanabis me doza, arrestohen 3 persona në Vlorë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi shpërndanin kanabis me doza në zona të ndryshme të qytetit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ndalesa” u vunë në pranga shtetasit E. Q., 22 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”; B. K., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” dhe R. H., 43 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. M., 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”.

Këta shtetas dyshohen se vepronin si grup, duke siguruar lëndën narkotike, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin për shitje në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike të dyshuar për peshimin e lëndëve narkotike dhe 3 aparate celulare të përdorura për aktivitetin kriminal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion