EMRAT| Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe i plagosuri

Aktualitet

EMRAT

Janë identifikuar shtetasit shqiptarë që ranë pre e një atentati mesditën e së dielës në Athinë. Nga atentatit me armë zjarri mbeti i vrarë shtetasi Irakli Davella nga zona e Sarandës, ndërsa u plagos shtetasi Edi Lolo. Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit.

Media greke Protothema shkruan se autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të viktimave dhe personin që ka mbetur i vdekur është qëlluar me plumb në kokë.


Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali në Peristeri, i cili gjatë verës merrte edhe automjete me qira në ishuj. Ai duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafian greke, ndërsa i plagosuri është një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot, që policia beson se do të thotë se ata e kishin planifikuar krimin dhe vodhën makinën pikërisht për të shkuar atje ku goditën viktimat e tyre. Mënyra se si vepruan tregon se atentati ishte i planifikuar.

Hetimet e para të policisë janë të përqendruara në larje hesapesh mes grupeve kriminale.

ME TE LEXUARAT