Iu gjet 50 kg drogë në banesë, arrestohet në Berat 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Iu gjet 50 kg drogë në banesë, arrestohet në Berat

Policia e Beratit ka vënë një pranga një 43-vjeçar, banues në fshatin Pobrat të Dimalit i shpallur në kërkim që në Tetor të vitit të shkuar.

Armando alias Bledar Dyli në muajin tetor 2023, gjatë operacionit “Brothers”, uniformat blu gjetën në banesën e 2 vëllezërve 50.8 kg lëndë narkotike kanabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike kanabis.

Vëllai i Armando Dylit u arrestua gjatë operacionit të zhvilluar një vit më parë.

Për 43-vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve policia ka arrestuar edhe një 20-vjeçar, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

Shërbimet policore sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, 1 përforcues grushti dhe një peshore elektronike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion