Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

Aktualitet

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

Agron Bejdolli, shoferi i Aleksander Lahos i njohur gjithashtu si Rrumi i Shijakut, është shpallur në kërkim pas dyshimeve për përfshirje në rastin e pengmarrjes së dy vëllezërve Beqiraj në qytetin e Durrësit.

Bejdolli është nën hetim për disa vepra penale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal.

Ai po hetohet gjithashtu për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit të strukturuar kriminal, sipas nenit 333/a/2 të Kodit Penal.

Agron Bejdolli ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me Aleksander Lahon, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga prokuroria për lidhje me aktivitet kriminal të organizuar.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rolin e tij dhe për të siguruar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion