Prej vitesh nuk paraqitej në punë, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së apelit në Tiranë
Lajmifundit
/
16 July 2021, 09:51
Aktualitet

Inspektori i Lartë kërkon të shkarkojë nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri. Shkak mësohet se është bërë mos paraqitja në punë prej afro dy vitesh. Mësohet se KLGJ pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e ILD-së këtë të premte, ndërsa kjo është seanca e dytë pasi e para është shtyrë për mosparaqitje të gjyqtares.
Kjo procedurë është iniciuar nga vetë Gjykata e Apelit pasi gjyqtarja nuk paraqitet në punë dhe ia ka kaluar për kompetencë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Sinoimeri është një nga tre gjyqtarët të cilët në Apel vrasjet e 21 janarit i cilësuan vrasje nga pakujdesia.


