Shkoi për t'i vjedhur banesën dhe vrau të moshuarin, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali

Aktualitet

Shkoi për t'i vjedhur banesën dhe vrau të moshuarin,

Një ngjarje kriminale e ndodhur më 5 mars 2024 në Jesolo, Itali, është zbardhur nga Policia pas një viti. 

Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra më 5 mars 2024 në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm. Policia ka arrestuar si autor të dyshuar, 36-vjeçarin shqiptar Leonard Shehu, i cili akuzohet për vrasje, raportojnë mediat vendase.

Shqiptari u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh.

Motivi i krimit dyshohet se është vjedhja e banesës, e cila ka përfunduar në një sulm fatal.


Duket se Leonard Shehu ka hyrë në shtëpinë e viktimës së tij për të vjedhur sendet e duhanxhiut, por i befasuar ka reaguar duke goditur me një send të mprehtë në kokë Roberto Basso. 


Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjurmë të ADN-së së Leonard Shehut. Më tej, Leonard Shehu dyshohet se është përgjuar teksa i ka kërkuar gruas të konfirmonte një alibi për natën e krimit. Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar Shehut akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion