Rama deklaroi se TikTok u mbyll në çdo telefon smart, Berisha tregon rrjetin e tij social në celular: E përdor me VPN

Politikë

Rama deklaroi se TikTok u mbyll në çdo telefon smart, Berisha tregon

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama u shpreh se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha hapi në celularin llogarinë e tij zyrtare në TikTok, duke treguar se funksionin.


Kreu i PD-së u shpreh se përdor rrjetin social me VPN, duke u bërë thirrje të rinjve që ta shkarkojnë.

“TikTok është në rregull sepse unë kam shkarkuar një VPN, ai e përmbush funksionin,. Por kjo do të hyjë në histori si ditë e zezë e censurë, si një akt madhor i censurës.

Të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në, të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion