Shkodër, i riu futet në banesë për të vjedhur, por kapet mat nga policia

Aktualitet

Shkodër, i riu futet në banesë për të vjedhur, por

Një 24-vjeçar është kapur në flagrancë duke grabitur një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, në Shkodër.

Policia e Shkodrës mori njoftimin se i riu ishte futur për të vjedhur banesën dhe arritën ta kapnin në flagrancë.

Në pranga ra E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion