Fotoja i kushton jetën turistit, dallga gjigande e "gllabëron" dhe përfundon në oqean

Bota

Fotoja i kushton jetën turistit, dallga gjigande e

Një foto i merr jetën një turisti 20-vjeçar në Indonezi në përpjekje për të kapur sfondin e dallgëve mbresëlënëse në plazhin Kedung Tumpang. Dallgët e përpijnë të në mënyrë të frikshme.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e kaluar kur Roni Josua Simanjuntak shkoi në plazh për t’u argëtuar me miqtë e tij.

Në videot e publikuara nga dëshmitarët okularë, u regjistrua momenti kur një valë e mbuloi të riun dhe e përfshiu në Oqeanin Indian. Fillimisht në video shfaqet 20-vjeçari duke qëndruar përballë një shkëmbi dhe pozon për të bërë foton.

Megjithatë, ajo që ai nuk e dinte është se pas tij dallgët po “fryheshin” dhe përbënin kërcënim.


Në sekondat e ardhshme, njëra nga dallgët duket se e hedh 20-vjeçarin nga shkëmbi dhe zhduket nga sytë e miqve të tij, të cilët në fillim nisën të qeshnin me këtë episod.

Megjithatë emocionet ndryshuan tërësisht brenda pak sekondash, pasi miqtë e 20-vjeçarit e kuptuan se kishin humbur gjurmët e tij.
Pak më vonë, në fakt, burri që regjistron momentet tragjike, vë në dukje një siluetë në sipërfaqen e ujit, e cila llogaritet të jetë trupi i 20-vjeçarit.

Edhe sot trupi i 20-vjeçarit nuk është gjetur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të përfundojnë të dielën e ardhshme.
Siç tha një përfaqësues i policisë, dallgët në zonë arrijnë deri në 4.5 metra, gjë që është një pengesë e madhe për ekipet e kërkim shpëtimit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion