Dhunoi për vdekje të moshuarin në Fier, kush është Ilir Nukaj, u hetua nga OFL për pasurinë

Aktualitet

Dhunoi për vdekje të moshuarin në Fier, kush është Ilir

Ka humbur jetën pas 5 ditësh në intubim 80-vjeçari Namik Rustemi, i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R..

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Autori i dyshuar i ngjarjes është Ilir (Ledjan) Nukaj.

Por, kush është Ilir (Ledjan) Nukaj?

I dyshuari për dhunimin e çiftit të bashkëshortëve, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ilir Nukaj ka qenë akuzuar dhe dënuar për një ngjarje të ndodhur më shumë se një dekadë më parë, për “tentativë vrasje me paramendim”. Nukaj u dënua me 10 vite burg dhe në vitin 2020 ishte subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”, ku është proceduar për pasurinë, pasi iu dorëzuan edhe formularët.

Nukajt, që njihej edhe me emrin Ledjan, i është kërkuar të vetëdeklarojë burimin e pasurisë. Ai është banor në fshatin Povelçë, ku dhe ka ndodhur krimi dje në Fier. Mësohet se Ilir Nukaj për shumë vite ka jetuar jashtë Shqipërisë.  Më datë 2 qershor 2012, rreth orës 01:00, Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit Helio Çela, i cili ndodhet ngjitur me banesën e tij.

Kur Nukaj ka thyer xhamin e derës së lokalit me qëllimin për të vjedhur, Helio Çela ka dëgjuar zhurmë e ka dalë në oborr. Ai ka shkuar për të kontrolluar së bashku me babanë Ferrik Çela, por se ka vënë re se në kanalin pranë lokalit qëndronte fshehur Ilir Nukaj.

Ky i fundit është ngritur në këmbë dhe në dorë mbante një thikë. Në këtë moment, babë e bir e kanë neutralizuar dhe policia më vonë e ka arrestuar.

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Nukaj ka shkuar është konfliktuar me Helio Çelën, i cili e kishte kapur për vjedhje në flagrancë te lokali i tij. Pasi e ka sharë, e ka goditur katër herë me thikë në sup e kurriz. Për krimin, Nukaj është dënuar nga drejtësia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion