Shkatërrohet organizata kriminale në Itali, 10 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

Aktualitet

Shkatërrohet organizata kriminale në Itali, 10 të arrestuar, mes

Dhjetë persona janë arrestuar këtë të martë në Itali, ku mes tyre tre janë shqiptarë.

Gjykata ka miratuar urdhër-arrestet, teksa tre janë italianë, tre marokenë dhe një shtetase moldave.

Pjestarët e kësaj organizate akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, vjedhje të shtëpive.  Sipas medieve të huaja, në Polici kanë shkuar rreth 25 denoncime.

Hetimet nisën prej vitit 2023, kur u bënë goditjet e para nga karabinierët. I pari u identifikua një n


ga korrierët shqiptarë, i cili bënte edhe furnizimin me kokainë.

Pas gjurmimit të tij u vu re se kryente shumë udhëtime në zona të ndryshme të Italisë, përveç rajonit të Parmës.

Në këtë moment u aktivizuan nga Prokuroria edhe përgjimet telefonike, për të zbërthyer të gjithë celulën, teksa u zbulua edhe përfshirja e disa subjekteve të tjerë.

Një prej rasteve të dokumentuara është edhe grabitja e kryer në Parma, në korrik të vitit të kaluar, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri dhe mallra të tjerë, me vlerë 15 mijë euro.

Gjatë një vjedhjeje të dytë, në Azzate në provincën e Varese përsëri në nëntor 2023, u vodhën edhe 3 armë. Më më 29 korrik 2023 u bë e mundur dokumentimi i shitjes në Salsomaggiore Terme, të 370 gramë kokainë, teksa u arrestua gjatë dorëzimit një 20-vjeçar shqiptar, shkruan media italiane.

Pas këtij rasti fronti i hetimit u zgjerua më tej dhe zbuloi persona të tjerë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion