“U cenua infrastruktura jetike”, Kina dënon sulmin terrorist, por thotë se “Kosova është Serbi”

Bota

“U cenua infrastruktura jetike”,  Kina dënon sulmin terrorist,

Kina ka reaguar për sulmin terrorist në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc të Zubin Potokut në Kosovë.

“Kina ka marrë parasysh raportet përkatëse dhe dënon shkatërrimin e infrastrukturës së rëndësishme”, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme në Pekin, Lin Jian, duke u përgjigjur pyetjes për akuzën e ngritur nga kryeministri Albin Kurti se pas sulmit qëndrojnë bandat kriminale serbe.

Megjithatë zyrtari kinez përsëriti qëndrimin e vendit të tij në mbështetje të Beogradit zyrtar. “Sa i përket çështjes së Kosovës, Kina, si gjithmonë, respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe u bën thirrje palëve relevante që të vazhdojnë të angazhohen në dialogun pragmatik dhe konstruktiv dhe të kërkojnë në mënyrë aktive një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës.

Gjatë këtij procesi duhet të mbrohen siguria dhe të drejtat dhe interesat legjitime të të gjitha grupeve etnike në Kosovë”, përfundoi zëdhënësi. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion