“Shihemi ne Gjyq” – Zemërgjerësia, gropa e hapur për Argjirin

Aktualitet

“Shihemi ne Gjyq” – Zemërgjerësia, gropa e hapur

E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve.

Vetëm një javë pas seancës së ndezur mes Tikes dhe babait të saj, Gurit, në “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani e çel puntatën e radhës me një lajm të mirë. Në hyrje të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ajo shprehet se është shumë e lumtur për këtë rezultat. Andi, djali i Gurit, ka hequr dorë nga leja e legalizimit duke bërë që dokumentacioni i shtëpisë të kalojë në emër të babait të tij.

Çfarë ndodhi në seancën e javës së shkuar?

Në vitin 2008 Guri ka blerë një apartament në qytetin e Vlorës për një shumë prej 27 milionë lekësh të vjetra. Kaluan shumë vite dhe ndërtesa ende nuk ishte legalizuar. Për këtë arsye, ai pretendonte se djali, Andi, e kishte mashtruar duke e çuar në një zyrë për të firmosur një dokument për të cilin më vonë e ka kuptuar se çfarë ishte.

Pas legalizimit, hipoteka e kishte regjistruar djalin si pronar të vetëm të shtëpisë, ndërkohë që duhej të ishte babai. Por kjo gjë nuk e bind vajzën Tike, e cila thotë se ka sakrifikuar jetën e saj për t’u kujdesur për prindërit dhe dyshon se babai ia ka dhuruar me dëshirë djalit apartamentin duke e prerë në besë.

Eni Çobani: Jemi sot për të dhënë lajmin e madh, por do t’ju lutesha të lidhemi me z. Guri!

Ardit Gjebrea: Patjetër! Të javës së kaluar.

Eni Çobani: Guri Resulaj me znj. Tike Gashi, kemi pasur një debat shumë të madh në këtë rubrikë ku Tikja kërkon për shkak të punës dhe qëndrimit pranë prindërve që asaj t’i takojë banesa në të cilën ajo vazhdon dhe jeton, por unë kam thënë një këshillë për të tërë prindërit: mos lëshoni pronat deri ditëne  fundit të jetës suaj, pastaj se kë ndieni me zemër dhe mund t’i lini një letër diku dhe pas vdekjes suaj, ajo pasuri t’i kalojë atij fëmije apo atij njeriu që ju dëshironi, ajo është më pas një dëshirë dhe vullnet juaji.

Ardit Gjebrea: Kemi z. Guri në telefon!

Eni Çobani: Përshëndetje z. Guri!

Guri: Përshëndetje znj. Eni!

Eni Çobani: Kënaqësi që jemi sërish sot jo fizikisht, por dëgjohemi nëpërmjet telefonit. Tani unë dua t’ju jap një lajm të madh jo vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët për të kuptuar edhe njëherë që në qoftë se nuk flisni, nuk trokisni, në qoftë se ju nuk bëheni prezent për hallet dhe problemet tuaja, askush nuk mund t’i zgjidhë. Guri erdhi, Tikja erdhi, folëm bashkarisht, folëm me z. Andi. Çfarë ka ndodhur? Andi ka hequr dorë, ka nënshkruar një deklaratë noteriale që pasurinë ia kalon babait, z. Guri Resulaj!

Guri: Faleminderit znj. Eni! Shumë faleminderit!

Tike: Faleminderit znj. Eni!

Eni Çobani: Tikja është gjithmonë aty, nuk e lëshon babain! Tike, më dëgjoni deri në fund!

Tike: Do të jesh motra ime përgjithmonë! Të falënderoj shumë!

Eni Çobani: Më dëgjoni deri në fund sepse duhet patjetër të flasim edhe për ata që na ndihmuan. Unë jam njëri nga faktorët, por pa faktorët e tjerë neve këtë gjë nuk e arrijmë. Një falënderim i veçantë për znj. Miranda Cerova së cilës ne nuk ia përmendëm dot mbiemrin, por Miranda menjëherë ka marrë në telefon, “znj. Eni, ju lutem, thoni në seancën e ardhshme që është bërë një punë e jashtëzakonshme, ky ka qenë një pallat problematik dhe janë rregulluar rreth 300 familje.” Pra një përshëndetje të veçantë për ndihmën e znj. Miranda Cerova, por ama pa shtetin ne nuk mund të arrijmë asgjë, kështu që një falënderim të veçantë për z. Bledar Petoshati, i cili ka qenë prezent, shumë i shqetësuar për emisionin e kaluar.

Teksa Guri dhe Tikja nuk përmbahen nga gëzimi dhe nuk reshtin së falënderuari, pas përshëndetjes me ta, ndërmjetësja vijon shpjegimin lidhur me situatën dhe personat që kontribuan në zgjidhjen e problemit.

Eni Çobani: Bledari është përmendur në emisionin e kaluar dhe ai ka ndier me qytetarinë e tij, më ka telefonuar, më ka shpjeguar gjithë situatën, “znj. Eni, kemi punuar deri në orën 12-1 të natës, kemi rregulluar 300 familje, pra ne për këtë pallat kemi bërë heroizëm sepse e kemi gjetur në një situatë shumë të vështirë.” Dhe, është e vërtetë që leja e parë e legalizimit ka dalë në emër të Andit, por më pas Andi ka nënshkruar deklaratën noteriale dhe ka dalë vendimi përfundimtar në emër të Guri Resulajt.

Në fund, Çobani i bëri një kërkesë Ardit Gjebreas që vitin e ardhshëm të ketë një hapësirë të veçantë për problemet e zgjidhura nga “Shihemi në Gjyq”, të cilat nuk kanë arritur të bëhen publike.

Argjiri thotë në hyrje të rubrikës së “Shihemi në Gjyq” se ka punuar për 35 vjet në Greqi, por sot është pa shtëpi, pa familje e fëmijë. Ai ka thirrur babain, Islamin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, për të cilin thotë se e ofendon. Në insertin e tij, Islami shprehet se ndihet i vetmuar dhe flet vetëm me televizorin e Facebook-un. Në studio, përballja e tyre nuk është e lehtë.

Argjir: Babai më ofendon në sy të njerëzve! Në lokal, në tavernë, më ofendon, je budalla më thotë!

Islam: Ore palaço, kujt ia thua ti ato gjëra!

Argjir: Ty ore po të them, unë s’të ofendoj, pse më ofendon?

Islam: Mua më keni lënë vetëm, pa njeri fare!

Argjir: Pse më ofendon mua?

Islam: Të rri vetëm me Facebook e me televizorin, me derrin!

Argjir: Po mirë, po pse më ofendon mua, çfarë të bëj unë?

Islam: Jo do ofenduar, por ti do rrahur me ato që ke bërë!

Argjir: Pse do të më rrahësh?

Islam: I ke dhënë tjetrit 50 mijë euro e vjen vërdallë, më bie mua këtu! Për çfarë më bie mua këtu?

Argjir: Mos më ofendo mua, pse të më ofendosh?

Islam: Ti do rrahur po të them, jo ofenduar!

Argjir: S’të kam bërë gjë!

Islam: Po mua s’më keni ofenduar që më keni lënë vetëm atje?

Argjir: Po vetëm çfarë të bëj, jam në emigrim.

Islam: Je në emigrim, por duhet t’i hedhësh sytë edhe prapa! Më jep lekë! Ua dhe atyre, ke marrë lekë edhe nga mua! Pse s’më the mua kështu-kështu, mos të të lija të bije në atë gabim që ke bërë!

Për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur që ka shkaktuar probleme mes babë e bir, Argjiri kthehet në vitin 2000 kur kunati, Ruzhdiu, i kërkon hua 800 mijë dhrahmi. Ai e dinte që Argjiri dhe bashkëshortja e kishin këtë shumë sepse llogaria bankare e çiftit ishte e përbashkët. Në vitin 2001, ia kthen paratë, por në euro duke rezultuar në humbje.

Në vitin 2002, kunati dhe daja i gruas, Rapushi, shkojnë dhe i kërkojnë 50 mijë euro. Rapushi synonte të hapte një fabrikë mielli në Elbasan dhe i premton se do t’ia kthente paratë pas tre muajsh. Argjiri ia transferon përmes bankës dhe pas një viti, Rapushi i kthen 35 mijë euro në dorë.

Me këto para, çifti vendos të blejë një tokë në Durrës dhe i lënë një prokurë Ruzhdiut, por rezulton se ai ka vendosur edhe emrin e tij te dokumentacioni i pronës. Pikërisht kjo situatë e ka nxehur Islamin me të birin dhe ai nuk resht së fyeri djalin për veprimet që ka ndërmarrë. Sipas Islamit, e gjitha është vepër e nuses dhe familjes së saj.

Islam: Si ka mundësi që ti i ke paguar tokën atij? Pse mos të vinte në Durrës ai? Do të vinte ai se pa para ka ardhur, paratë janë të tuat!

Argjir: Çfarë të bëj unë?

Islam: Ku e ke gruan që s’vjen gruaja të rrijë me ty?

Argjir: Ç’t’i bëj gruas? T’ia bënte motrës?

Islam: Ti i ke dhënë vëllait të saj, por ajo e ka bërë bashkë me dajën, nipin.

Argjir: Vëllai i gruas?

Islam: Merru paratë ore se të kanë bërë budalla me pahir ty ata!

Argjir: Mos më thuaj budalla, mos më ofendo përsëri o babi!

Islam: Dëgjon çfarë them unë, të kanë bërë budalla me pahir!

Argjir: Mos më thuaj budalla!

Islam: 50 mijë euro ai i marrka me bankë dhe ty t’i ktheka dorazi!

Islami thotë se djali i tij, Argjiri, është treguar naiv duke i besuar familjarëve të gruas dhe duke u dhënë para të cilat nuk janë kthyer plotësisht mbrapsht. Bëhet fjalë për 50 mijë euro, nga të cilat janë shlyer vetëm 35 mijë, por gjatë “Shihemi në Gjyq” përmenden edhe shuma të tjera më të vogla, të pashlyera.

Ballafaqimin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan e ka kërkuar Argjiri që ndihet i ofenduar nga babai. Ky i fundit e kritikon se është fajtor që nuk është këshilluar me të para se të jepte paratë, të cilat i ka dorëzuar gjithnjë në bankë, kurse atij i janë kthyer në dorë.

Islam: Ku e ke gruan që s’vjen gruaja të rrijë me ty?

Argjir: Ç’t’i bëj gruas? T’ia bënte motrës?

Islam: Ti i ke dhënë vëllait të saj, por ajo e ka bërë bashkë me dajën, nipin.

Argjir: Vëllai i gruas?

Islam: Merru paratë ore se të kanë bërë budalla me pahir ty ata!

Argjir: Mos më thuaj budalla, mos më ofendo përsëri o babi!

Islam: Dëgjon çfarë them unë, të kanë bërë budalla me pahir!

Argjir: Mos më thuaj budalla!

Islam: 50 mijë euro ai i marrka me bankë dhe ty t’i ktheka dorazi!

Argjir: M’i ktheu dorazi se bleva tokën atëherë!

Islam: Ti më jepje mua nga 20 euro, nga 50 euro! Bëje biznes për vete e rrije rehat!

Argjir: Të gjithë i kam ndihmuar!

Islam: Pse s’më pyete mua ti? Të më thoshe dhe do të të thosha jo, mos t’ia jepje fare! Bëri fabrikën ai e m’u bë vonë mua!

Sipas Islamit, nusja ka gisht në këtë situatë. Rezulton që Sofia, prej 6 vitesh nuk vjen në Shqipëri dhe jeton në Greqi, por çifti nuk janë bashkë.

Islam: Ajo është më e zgjuar! Ia hedh këtij!

Ardit Gjebrea: Kush?

Islam: Nusja!

Argjir: Jo, nuk ma hedh ajo!

Islam: Ia hedh, ia hedh! Ç’bëri ajo, ua dha njerëzve të vet, i pagoi të tëra. Neve s’na ka dhënë lekë ky!

Ardit Gjebrea: Gruaja ku është tani?

Argjir: Gruaja nuk vjen.

Ardit Gjebrea: Ku e ke gruan?

Argjir: Ka 6 vjet…

Ardit Gjebrea: Ku e ka?

Islam: Në Greqi!

Argjir: Ka 6 vjet nuk vjen.

Ardit Gjebrea: Ku nuk vjen?

Argjir: Këtu në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Ah, pse ti…

Argjir: Jo, unë tani erdha.

Eni Çobani: Si jeni shpërndarë?

Ardit Gjebrea: Tani ku jeton ti, në Rodos?

Argjir: Jo, jam në Korfuz.

Ardit Gjebrea: Në Korfuz je me gruan?

Argjir: Jo. Më fshihte gjërat.

Eni Çobani: Pra i mori lekët, shtëpinë, të gjitha vëllai me dajën e nuses, tani Islami është vetëm…

Ardit Gjebrea: Po fëmijët?

Argjir: Fëmijët janë në Kretë, janë në shkollë të lartë, punojnë në Kretë. I bëra me shkollë të lartë fëmijët, janë në Kretë.

Ardit Gjebrea: Në këtë histori, fëmijët janë me ty apo me gruan?

Argjir: Fëmijët thanë nuk ngatërrohemi. Edhe ne nuk dimë gjë, bëni ç’të doni.

Ardit Gjebrea: Ti me gruan prej këtyre problemeve…

Argjir: Po!

Islami, i cili është thirrur nga djali, Argjiri në “Shihemi në Gjyq”, tha në hyrje të rubrikës se “e kanë lënë vetëm” dhe “flet me Facebook-un e televizorin.” Në vijim të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, rezulton se Islami jeton i vetëm në Kuçovë, kurse Argjiri e familja e tij janë të shpërndarë në Greqi.

Duke lënë pak mënjanë problemin mes babë e bir, Gjebrea pyet Islamin për situatën e tij. 85-vjeçari shpjegon se bën gjithçka vetë pasi një amvisë që punësuan për t’u kujdesur për shtëpinë, e vodhi. Në të vërtetë, sipas asaj që shpjegon Argjiri, babai i dha një shumë parash zonjës, por ajo nuk ia ktheu pasi ata e hoqën nga puna duke e mohuar borxhin.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je, Islam?

Islam: Unë, 84. Hyj për 85 tani.

Ardit Gjebrea: 85. Dhe ke Facebook?

Islam: Kam!

Ardit Gjebrea: Se the që komunikoj me Facebook e televizorin.

Islam: Ata kam, ata të dy kam shokë unë aty.

Ardit Gjebrea: Të dielave na ke ne shokë.

Islam: Të tjerat i bëj vetë të gjitha unë, pastroj, laj, i bëj vetë. Morëm një ne, ma pruri çuni njërën.

Ardit Gjebrea: Të pruri çuni njërën?

Islam: E ore, e pruri kështu nga këto punëtoret, vinte dy orë të shtunë e të martë.

Ardit Gjebrea: Si shkoi me të?

Islam: Më vodhi dhe e përzumë!

Ardit Gjebrea: Çfarë të vodhi?

Islam: Hajdutka janë ato!

Argjir: Po çfarë të vodhi, vetë ia dhe!

Islam: Çfarë më vodhi, lekë!

Argjir: Vetë ia dhe!

Islam: I vodhi!

Argjir: I mori 400 mijë lekë dhe i tha do t’i jap, do t’i jap. Kur iku ajo që e përzumë ne, i tha “jo, nuk të kam lekë unë, çfarë lekësh të kam?”

Islam: Dija gjë unë i shkreti, unë me të drejtë! Ajo ashtu ishte!

Në këtë situatë, rezulton që Islami ka bërë të njëjtin gabim si Argjiri duke i besuar njeriut të gabuar dhe duke dhënë para pa garancinë se një ditë do t’i kthehen. Por sipas Islamit, ndryshe nga i biri ai ia ka dalë që t’i rimarrë këto para në një mënyrë tjetër.

Islam: Unë ato para i mora prapë!

Ardit Gjebrea: Ia more asaj?

Islam: Asaj jo, por m’i dha Rama mua! Kryeministri!

Ardit Gjebrea: Si t’i dha?

Islam: Më dha bonusin! 150 m’i dha sivjet, 300 m’i dha vjet!

Eni Çobani: Mori bonusin!

Islam: Ai s’ka marrë gjë, unë i plotësova! /tvklan.

ME TE LEXUARAT