Kuçovë, gjyshja Natasha e nxiste të shante në Tik Tok, 10-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar në orët e para të mëngjesit Operacionin e Koduar Policor “Shoë”, duke prangosur nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, përkatësisht 67 dhe 44 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë në qytetin e Sarandës, ku jetojnë, në një nga hotelet e këtij qyteti, të cilin sipas informacioneve e menaxhojnë prej disa vitesh.
Këta dy shtetas akuzohen se kanë shfrytēzuar një të mitur 10-vjeç me qëllim përfitimin nga rrjeti social Tik Tok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese, ofenduese dhe banale.
Të dy shtetasit e arrestuar janë gjyshja dhe babai i të miturit, të cilët përveç nxjerrjes në Tik Tok të të miturit kanë hedhur Live prej muajsh edhe video ku shajnë, ofendojnë me fjalë banale dhe denigrojnë figurën e nënës së djalit. Djali i mitur shfaqet në TikTok me një gjuhë denigruese në prani të gjyshes dhe gjyshja e cila e mbështet duke thënë “mirë të thotë”.
Ka qenë kjo e fundit, shtetësja me iniciale E.A, ajo që ka kallzuar penalisht ish-bashkëshortin dhe ish-vjerrën e saj në muajin Dhjetor 2023, duke deklaruar se këta dy shtetas postonin në rrjetin social TikTok video ku shfaqej djali i saj i mitur 10-vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.
Menjëherë pas kësaj,Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ka nisur hetimet me metoda proaktive, duke finalizuar në orët e para të mëngjesit arrestimin e tyre.
Konflikti mes denoncueses dhe ish-bashkëshortit e ish-vjehrrës së saj ka filluar 6-vjet më parë, kur nusja u divorcua dhe u larguar nga qyteti i Sarandës e u kthye të jetonte bashkë me djalin në shtëpinë e prindërve të saj në qytetin e Kuçovës.
Prej 6-vjetësh konfliktet mes dy familjeve dhe denoncimet e ndërsjellta kanë qenë të shumta.
Të shumta kanë qenë edhe përballjet e forta dhe me fjalë denigruese që ata kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit në disa emisione televizive.
Por ai që është dëmtuar në gjithë këtë histori është fëmija,g jendja psikologjike e të cilit është e rënduar.
Pas ndarjes së prindërve, ai dy herë në muaj shkon te babai dhe gjyshja në Sarandë dhe gjithë muajin gusht qëndron po atje, sipas vendimit të Gjykatës së Beratit pas ndarjes së prindërve.
Sipas burimeve policore, nëna çdo vit pas ardhjes së djalit nga pushimet e verës ka denoncuar faktin se djali kishte ndryshuar, përdorte fjalor agresiv me të dhe shokët dhe për këtë djali çdo vit është vlerësuar psikologjikisht nga psikologët.
Përpjekjet e nënës prej vitesh për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore babanë dhe gjyshen e djalit kanë qënë të kota, pasi djali ishte i mitur dhe nuk kishte prova të mjaftueshme ndaj tij, deri me sot kur ai dhe gjyshja e të miturit dolën hapur në rrjetin social Tik Tok, duke i mësuar fëmijës të shajë e ofendojë për të përfituar të ardhura prej tij por edhe duke sharë, ofenduar dhe denigruar figurën e nënës së djalit, mësuese në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “5 Tetori” në qytetin e Kuçovës.
VIDEO/ Kuçovë, të sharat e nipit në Tik Tok e çuan në burg, sherri publik i Natashës me ish-nusen

Natasha Rombula ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.
Natasha është një personazh i famshëm në TikTok, por publiku e njeh prej shumë vitesh më parë. Përballja e saj publike me ish-nusen për kujdestarinë e djalit bëri bujë 6 vite më parë. Ish-mësuesja pretendonte se nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe kërkontë kujdestarinë.
Daljet e tyre televizive ishin mjaft agresive dhe me tension. Për ish nusen, Natasha ka folur edhe në TikTok ku e ka cilësuar si “të keqe”.
Ishte pikërisht nëna e djalit të mitur, Eglantina e cila denoncoi rastin në polici.
Kuçovë/ Nipi të shara gjatë "LIVE"-it në Tik Tok, video që çoi në pranga Natashën dhe djalin e saj

Natasha Rombula një personazh i famshëm i Tik Tok ka përfunduar pas hekurave. Natasha akuzohet se kanë shfrytëzuar nipin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.
Me të njëjtën akuzë është arretsuar edhe djali i Natashës, Armando Kumarakut i cili shfrytëzonte të birin në këtë platformë.
Siç shihet në video, djali i mitur shfaqet në TikTok me një gjuhë denigruese në prani të gjyshes dhe babait i cili e mbështet duke thënë “mirë të thotë”.
E ëma e djalit të mitur ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj babait e gjyshes të tij kanë nisur hetimet.
Kuçovë, nxirrte nipin në Tik Tok për të fituar të ardhura, momenti i arrestimit të Natasha Rombulas

Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, nënë e bir, kanë rënë në prangat e policisë së Kuçovës për shkak të përdorimit të gjyhës fyese në rrjetin social Tik Tok.
Ata shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos, 10-vjeç, për arsye përfitimi, duke e mësuar të shante dhe fyente me fjalë të rënda në rrjetin social me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.
Djali i mitur jetonte me të ëmën e divorcuar në Kuçovë, ndërkohë që Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula jetonin në qytetin e Sarandës.
Nënë e bir ishin bërë të njohur në rrjetin social Tik Tik, ku shpërndanin video me nje fjalor denigrues.

Ishte e ëma e 10-vjeçarit ajo e cila kallëzoi në polici ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën për përdorimin e të miturit për video me fjalë banale në rrjete sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Kuçovë, Natasha e famshme e Tik Tok-ut përfundon në qeli, nxirrte nipin 10-vjeçar të shante në LIVE

Konflikti mes vjehrrës dhe nuses mbi kujdestarinë e djalit të mitur, është rikthyer sërish. Historia në fjalë, mes vjehrrës, Natasha Rombula dhe ish-nuses së djalit të saj, u kthye në një ndër më të komentuarat dhe me vëmendje të lartë nga publiku, për shkak të sensivitetit të çështjes, ku në qendër vendoset kujdestaria mbi djalin e mitur, prindërit e të cilit u divorcuan me bujë dhe akuza të ndërsjellta.
Pas një sage të gjatë seancash gjyqësore a tyre publike, drejtësia vendosi se kujdestaria i takon nënës të djalit të mitur, asokohe vetëm 3 vjeç. Po ashtu, gjykata vendosi që djali duhet të kalojnë të paktën dy herë në muaj fundjavat me të atin. Por qëndrimi me të atin duket se është kthyer sërish në problem social e po ashtu edhe ligjor.
Natasha Rombula është kthyer në një ‘fenomen’ në rrjetin social “TikTok”, në të cilin kalon një pjesë të madhe të kohës duke komunikuar me ndjekësit e asaj përmes opsionin “live”. Komunikime dhe lojëra me të tjerë personazhë të këtij rrjeti social, kanë bërë që Natasha të ndiqet nga mijëra shqiptarë në Shqipëri e kudo. Ish-mësuesja, shfaqet duke kryer apo dhënë dënime të ndryshme në lojërat që bën, të cilat pothuajse në çdo rast konkludojnë në gjuhë krejtësisht denigruese e të papërshtashme, në çdo orë të ditës.
Por pjesë e kësaj sage të vendimeve të Natashës bëhet edhe djali i vogël i dy prindërve të divorcuar, i cili duket se është impaktuar nga sjellja e gjyshes dhe të atit të tij. Këta të fundit kanë e kanë shfaqur atë shpesh herë në këtë rrjet social, dukshëm pa aprovimin e të ëmës.
Së fundmi, një video e bërë virale tregon djalin, tanimë 10-vjeçar, i cili shan me gjuhë krejtësisht të papërshtatshme një person që i komenton gjyshes së tij negativsht, koment ky që lexohet me zë të lartë nga Natasha, e cila kërkon një koment nga nipi i saj i mitur.
Video e bërë virale, gjuha denigruese, shfaqja e të birit me zë e figurë para një audience të “frikshme” siç ështe ajo e “TikTok”, duket se ka shqetësuar të ëmën e tij, e cila i është rikthyer edhe një herë sagave të pambarimta ligjore me ish-vjehrrën. Kjo e fundit jo pak herë e ka përmendur ish-nusen në videot e saj të rishpëndara miliona herë, duke e ofenduar me gjuhë të papërshtatshme dhe ndarë detaje nga jeta personale e saj, të cilën pretendon se e njeh mirë. Nga ana tjetër, nëna e nipit të tij duket se ka zgjedhur të reagojë përmes institucioneve ligjore duke u distancuar nga ekspozimi në rrjete sociale.
Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të fituar para në Tik Tok, në pranga babai dhe gjyshja në Kuçovë
Si pasojë, Natasha së bashku me djalin e saj, Armando Kumaraku, janë arrestuar.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast”, kështu njoftojnë institucionet mbi ngjarjen në fjalë.
Ish-nusja e Natashës, ka bërë një kallëzim në policinë e Kuçovës, ku ajo banon, lidhur me videon ku djali i mitur shfaqet duke ofenduar me fjalor denigrues. Pas materialeve të depozituara, të cilat janë edhe lehtësisht të aksesueshme në rrjete sociale, prokuroria ka vendosur të hapë një hetim mbi këtë rast. Në këtë mënyrë rasti mjaft i njohur nuse-vjehrrë duket se do t’i rikthehet seancave gjyqësore, me po të njëjtin pretendim, për t’u arritur më e mira mbi djalin e mitur.
Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shoë”.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Shfrytëzonin një të mitur 10 vjeç, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese dhe banale, vihen në pranga 2 shtetas (babai dhe gjyshja e të miturit).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast.
Si rezultat i hetimeve dymujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. K. dhe N. R.
Pas sigurimit të inteligjencës policore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, për vendndodhjen e këtyre 2 shtetasve, u organizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Shoë”.
Në kuadër të operacionit, u kapën në Sarandë, 2 shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë ndaluar shtetasit A. K., 44 vjeç dhe N. R., 67 vjeçe, të dy banues në Sarandë.


