Humbi jetën në gjumë, i jepet sot lamtumira 13-vjeçarit shqiptar

Aktualitet

Humbi jetën në gjumë, i jepet sot lamtumira 13-vjeçarit

Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira 13-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën tragjikisht në gjumë.

“Varrimi i Jonson Sulika, 13 vjeçarit me origjinë shqiptare, i cili vdiq në gjumë natën mes të hënës 12 dhe të martës 13 shkurt do të bëhet në orën 15:00 të ditës së mërkurë 21 shkurt”, njoftojnë mediet italiane.

Të shtunën, më 17 shkurt, djemtë e ekipit Traversetolo kujtuan shokun e tyre duke shkruar emrin e tij në bluza.

Tragjedia goditi familjen me origjinë shqiptare, e cila jetonte prej vitesh në Traversetolo dhe ishte e njohur në qytet.

Humbi jetën në gjumë, i jepet sot lamtumira 13-vjeçarit

Kur lajmi filloi të në qytet, shumë fëmijë nuk mund ta besonin. Ata hynë në shkollë me trishtim në sy, disa prej tyre e dinin që Jonson nuk ishte më aty, të tjerët u informuan nga mësuesit. Miku i tyre, shoku i tyre kishte ikur.

Rindërtimi i atyre momenteve është dramatik, ishte motra 17-vjeçare që e kuptoi se diçka nuk shkonte. Ajo shkoi në dhomë për ta zgjuar, por vëllai i saj kishte ndërruar jetë në gjumë. Menjëherë mbërriti ambulanca, por tentativat për ta ringjallur dështuan. Autopsia do të përcaktojë përfundimisht shkaqet e vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion