Përmbyset zetori në Cërrik, drejtuesi ndërron jetë në vendngjarje
Lajmifundit
/
10 Korrik 2023, 20:49
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Dëshiran të Belsh, ku një mjet tip “Zetor” është përmbysur dhe si pasojë drejtuesi i mjetit shtetasi R.Q, 74 vjeç ka humbur jetën.
“Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.
Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.


